Lajme

Berisha uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Kemi prioritet sigurinë e fëmijëve në shkolla

09/01/2025 12:19
nga:G B

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Bekë Berisha, ka uruar nxënësit në nisjen e vitit të ri shkollor, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se ka në planprogramin e tij sigurinë e fëmijëve në shkolla si prioritet.

“Do të angazhohemi për transport shkollor të sigurt, trotuare të rregulluara, vendkalime të dukshme dhe të ndriçuara, si dhe praninë e rritur të policisë në zonat shkollore”, ka shkruar Berisha.

Postimi i tij i plotë:

Sot, më 1 shtator, nxënësit kthehen në bankat shkollore për një vit të ri plot ëndrra e mundësi. I uroj çdo fëmije një vit të mbarë, plot suksese dhe siguri në rrugën e dijes. Mësuesve e prindërve, mirënjohje për përkushtimin që tregojnë çdo ditë!

Në planprogramin tonë për Prishtinën, siguria e fëmijëve në shkolla është prioritet. Do të angazhohemi për transport shkollor të sigurt, trotuare të rregulluara, vendkalime të dukshme dhe të ndriçuara, si dhe praninë e rritur të policisë në zonat shkollore.

Fëmijët tanë meritojnë më shumë se thjesht një arsimim, ata meritojnë një rrugë të sigurt drejt dijes!

#BekaeBon #Prishtina #1shtatori