Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka shpërndarë një mesazh urimi për vitin 2025, duke shprehur mirënjohjen për mediat dhe gazetarët në Kosovë dhe diasporë, raporton GazetaBlic.
Ai ka theksuar rëndësinë e rolit të gazetarëve në informimin e shoqërisë, mbrojtjen e vlerave demokratike dhe fuqizimin e të drejtës për lirinë e shprehjes.
Berisha ka shprehur dëshirën për një vit të ri plot suksese për gazetarët dhe familjet e tyre, duke theksuar nevojën për një gazetari të lirë dhe profesionale.
E plotë:
Urim për Vitin e Ri për Mediat dhe Gazetarët
Në këtë prag ndërrimi motesh, shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjitha mediat dhe gazetarët në Kosovë dhe jashtë saj, në Shqipëri, Kroaci, SHBA, Zvicër e BE, të cilët kanë krijuar hapësirë për mendimet, qëndrimet dhe mesazhet e mia gjatë gjithë vitit. Falë përkushtimit tuaj, shoqëria jonë mbetet e informuar, më e vetëdijshme dhe më e angazhuar.
Roli juaj në edukimin dhe informimin e masave, në mbrojtjen e vlerave demokratike dhe në fuqizimin e të drejtës për lirinë e shprehjes është i pazëvendësueshëm.
Ju jeni shtylla më relevante e demokracisë, që me kurajo e profesionalizëm kontribuoni për një Kosovë më të mirë dhe më të drejtë.
Le të jetë viti 2025 vit i sukseseve për ju e për familjet tuaja, për një gazetari të lirë dhe profesionale që vazhdon të sfidojë dhe të ndriçojë rrugën drejt të ardhmes.
Urime dhe suksese të reja në misionin tuaj fisnik!