Lajme

Berisha: Të vetmen gjë që i kam ndaluar Bashës është që të mos shkonte në bashkëqeverisje me Ramën

11/16/2021 18:54
nga:M K

Nga Fushë-Kruja ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Edi Rama shkelmonte votën tuaj në zgjedhje, ndërsa opozita dështoi në çdo aksion.

Ai theksoi se Basha mendonte se si të shkonte në bashkëqeverisje me Ramën, duke theksuar se ai e ka penguar ta bënte një gjë të tillë.

“Edi Rama shkelmonte votën tuaj në zgjedhje, ndërsa opozita dështoi në çdo aksion. Ju sakrifikuar për një kryetar që mendonte vetëm për interesat e tij dhe se si të shkonte në bashkëqeverisje që të shkonte në bashkëqeverisje. Nëse ka një vendim që e kam penguar është vetëm ky vendim”, tha ai

“E kam bërë me ndërgjegjen më të thellë se një aleancë me krimin dhe korrupsionin do të ishte dita më e zezë për demokracinë shqiptare. Kryetari peng kaloi na mashtrimi në mashtrim”, tha tutje Berisha.