Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka takuar qytetarë nga pjesë të ndryshme të Prishtinës, ku ka diskutuar me ta për ide të mëdha, raporton Gazeta Blic.
“Vizioni, guximi dhe projektet që e ndryshojnë të nesërmen, ky ishte fokusi i takimit. Dhe në përmbyllje, Beka e tha troç, pa rrotulla: Prishtina duhet të jetë, jo veç kryeqytet, por metropol”, thuhet në postim.
Postimi i tij i plotë:
Programi i Bekës po mirëpritet anë e kënd kryeqytetit.
Bashkë me Shpat Dushin, kandidatin për Kuvendin Komunal, u takuan me qytetarë nga pjesë të ndryshme të Prishtinës, ku s’u fol për gjëra të vogla, por për ide të mëdha!
Vizioni, guximi dhe projektet që e ndryshojnë të nesërmen, ky ishte fokusi i takimit.
Dhe në përmbyllje, Beka e tha troç, pa rrotulla: Prishtina duhet të jetë, jo veç kryeqytet, por metropol.
Programin e plotë mund ta gjeni në ëë.bekeberisha.com
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


