Lajme

Berisha takon banorët e Nabërgjanit: Dëgjova zërat e qytetarëve që duan ndryshim të vërtetë

10/07/2025 22:10
nga:G B

Ali Berisha, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës, ka thënë se në tubimin në Nabërgjan, ka dëgjuar zërin e qytetarëve që duan ndryshim të vërtetë, raporton Gazeta Blic.

“Frymë e sinqertë, ide të qarta dhe një dëshirë e madhe për t’u rikthyer besimi tek Peja jonë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Në Nabërgjan, dëgjova zërat e qytetarëve që duan ndryshim të vërtetë. Frymë e sinqertë, ide të qarta dhe një dëshirë e madhe për t’u rikthyer besimi tek Peja jonë.