Lajme

Berisha takim me qytetarë në Nepole: Kjo përkrahje e palëkundur është dëshmi e rrugës sonë të drejtë dhe vizionit të qartë për Kosovën

01/30/2025 20:58
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ali Berisha, thotë se në takimin në Nepole morëm një përkrahje të palëkundur, ku thotë se kjo është dëshmi e rrugës së drejtë dhe vizionit të qartë për Kosovën, raporton GazetaBlic.

Berisha tregon se kanë diskutuar për sfidat, mundësitë, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.

Postimi i plotë:

Sot u pritëm në Nepole në një takim mes miqsh dhe përkrahësish besnikë të Aleancës që nga themelimi. Kjo përkrahje e palëkundur është dëshmi e rrugës sonë të drejtë dhe vizionit të qartë për Kosovën.

Bashkë diskutuam për sfidat dhe mundësitë, për sigurinë dhe zhvillimin, duke riafirmuar zotimin tonë për një të ardhme më të mirë për vendin.
Faleminderit Nepolë! Më 9 shkurt, votojmë për të ardhmen tonë!

137✅ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

1✅ Ramush Haradinaj

23✅ Ali Berisha