Lajme

Berisha: Sot Kaçaniku historik ishte mikpritës i Bekës – Një qytet me histori të lavdishme

01/30/2025 20:27
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, thotë se Kaçankiu është një qytet me një histori të lavdishme dhe i lidhur ngushtë me ngjarje të rëndësishmë për fatin e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se sot Kaçaniku ishte mikpritës i Bekës.

Postimi i plotë:

Kaçaniku është një qytet me histori të lavdishme, i lidhur ngushtë me ngjarje të rëndësishme për fatin e Kosovës, si miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut më 7 shtator 1990, një hap kyç për forcimin e vendit tonë.

Sot Kaçaniku historik ishte mikpritës i Bekës. Beka së bashku me anëtarët e tjerë të partisë pati mundësinë të ndajë me qytetarët e Kaçanikut planin dhe prioritetet e partisë për 4-vjeçarin e ardhshëm.

#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8 #BekeBerisha