Lajme

Berisha: Siguria e transaksioneve me dollarë ka qenë dhe është e sigurt gjithmonë

09/04/2024 19:52
nga:N K

Eksperti i ekonomisë, Burim Berisha në një prononcim për Gazeta Blic, u deklarua rreth përdorimit të dollarit amerikan në Kosovë.

Ai tha se të gjitha rezervat shtetërore të çdo shteti janë në dollarë, dhe siç thotë ai siguria e transaksioneve me dollarë ka qenë dhe është ende më e sigurt.

“Dihet botërisht që të gjitha rezervat shtetërore të çdo shteti janë në dollarë apo ari. Pra në të gjitha literaturat ekonomike financiare kur flitet për transaksionet apo veprimet me para, flitet për dollarin si mjetë pagese, rezerëve..etj. Psh. nëse flitet për rezervat e arit dhe rezervat shtetërore të një shteti ato përcaktohen në dollarë, Rusia deri me 23 gusht të këtij viti kishte mbi 614.5 miliardë dollarë rezerva ndërkombëtare. Kështu që siguria e transaksioneve me dollarë ka qenë dhe është e sigurt gjithmonë dhe do të jetë shumë gjatë. Rritja e transaksioneve me dollarin gjithnjë e më shumë janë rritur nga vitet e pandemisë e tutje e sidomos 2021 e deri më tani. Nëse e shikojmë raportin e BQK-së nga 2021 deri në 2023 kemi një rritje mbi 70% të transaksioneve me dollarin Amerikanë, 2021: 1,996,239,503 $, 2022: 2,738,548,723 $. 2023: 3,409,647,399 $”, deklaroi ai.

Tutje ai tha se kemi një rritje të importeve nga vendet Aziatike në bazë të raporteve të BQK-së, si dhe sipas tij për ekonominë e Kosovës kjo tregon shigjetim  në treget ndërkombëtare.

“Duke i shikuar këto raporte nga BQK shohim se kemi një rritje të importeve nga vendet Aziatike, ku dihet shumë mirë se këto vende gjitha transaksionet ndërkombëtare i realizojnë me dollarë. Kjo na jep gjithashtu një informacion të rëndësishëm se ekonomia Kosovare është duke shigjetuar në gjitha tregjet ndërkombëtare, më shumë në importe, pa lënë anash edhe eksportet Kosovare me Amerikën”, tha ai.

“Burimet e tansaksioneve me dollarë kryesisht janë si pasojë e rritjes së shërbimeve, blerjeve dhe shitjeve online, veprimeve pas pandemike si dhe luftrave në Ukrain dhe lindjen e mesme. Ku kjo i ka shtyer shumë biznese të vendeve nga ku importon Kosova që transakaionet të kryhen me dollarin Amerikanë i cili ka pas një stabilitet të madh dhe nuk ka pas lëkundje të mëdha”, vazhdoi tutje ai.

Berisha për fund tha se transaksionet me dollarë brenda vitit sillen siç tha ai mbi 3.3 miliardë dollarë, viteve të fundit.

“Shumë të ri Kosovar të cilët janë duke punuar online në shtetet e ndryshme të botës pagesat apo pagat janë duke i realizuar në dollarë. Pra viteve të fundit transaksionet me dollarë brenda një viti sillen mbi 3.3 miliardë dollarë”, përfundoi eksperti i ekonomisë, Burim Berisha.

/GazetaBlic/