Lajme

Berisha: Si pjesëtar i Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, e ndjej këtë ditë jo vetëm si një moment kujtese, por si një obligim të përhershëm

04/12/2026 16:03
nga:Genita C

Me rastin e 12 Prillit, Ditës së Dëshmorëve të Brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, deputeti dhe ish-luftëtari Bekë Berisha ka nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se lufta çlirimtare në Istog ishte një betejë për mbrojtjen e familjeve dhe tokës shqiptare.

Berisha vlerësoi kontributin e përbashkët të luftëtarëve, duke përfshirë edhe mbështetjen e popullit.