Sporti

Berisha shënon gol në fitoren e LASK-ut

10/20/2024 17:42
nga:E K

Mesfushori i Kosovës Valon Berisha ishte vendimtar në fitoren e skuadrës së LASK-ut.

Berisha shënoi gol për LASK-un që fitoi 2:1 ndaj Tirolit.

Ndeshja u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së dhjetë të kampionatit austriak.

Berisha shënoi për 1:1 në minutën e 40-të.

Reprezentuesi i Kosovës Berisha luajti deri në minutën e 54-të.

Për 31-vjeçarin Berisha ky ishte goli i katërt këtë edicion në të gjitha garat, derisa ka edhe katër asistime.

Berisha ishte pjesë e kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit, duke u paraqitur në takimin ndaj Lituanisë.

Ndaj Qipros nuk u inkuadrua fare, shkaku i një lëndimi të lehtë.