Lajme

Berisha: Shalli i Rugovës, dhurata më prekëse e jetës sime

4 ditë më parë
nga:Y I

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, publikoi një video ku merr si dhuratë shallin e ish-Presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

“Dhurata më prekëse e jetës sime! Adnand Merovci, bashkëpunëtori i Presidentit Rugova, më dhuroi shallin e mikut tim të pavdekshëm.

Kjo ishte dhurata më prekëse e jetës sime.

Faleminderit shumë, Adnand!” shkruan Berisha.