Lajme

Berisha: Sakrifica për Kosovën po vihet në pikëpyetje nga njerëz që kanë bo eksperiment me shtetin

02/03/2025 12:52
nga:G B

Zafir Berisha, kandidat për deputet nga Nisma Socialdemokrate ka shpërndarë një pjesë të një fjalimi që e ka mbajtur gjatë një takimi elektoral.

Ai ka përmendur faktin se Kosova është nën sanksione, teksa ka deklaruar se sakrifica që është bërë për shtetin e Kosovës “po vihet në pikëpyetje”, nga ata që sipas tij, e kanë bërë eksperiment.

“Sot, pikërisht në këtë Kuvend ju kam thirr për me iu tregu që gjithë ai mund, gjithë ajio sakrificë që kemi bo bashkërisht me sjell lirinë, për me ndërtu shtetin e Kosovës, po vihet në pikëpyetje nga njerëzit e papërgjegjshëm të cilët shtetin e Kosovës, e kanë bo eksperiment”, thotë Berisha ndër të tjerash.