Beke Berisha, kandidat i AAK-së për deputet, ka ndarë një mesazh inspirues për të rinjtë e Istogut, me të cilët pati një takim të ngrohtë dhe diskutime për të ardhmen, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se rinia e Kosovës është më e shkëlqyera në botë dhe se është detyrë e çdo deputeti të punojë për realizimin e ëndrrave të tyre.
Berisha shprehu emocionet dhe angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë për të rinjtë e vendit.
E plotë:
Shah- mat për një të ardhme më të mirë!
Kur e përjeton nga afër gjithë këtë energji, gjithë këto ëndrra, deshe nuk deshe mendon për të ardhmen, madje edhe mund të të shkojë mendja dhe të pyesësh “Si nuk jam në moshën e tyre?”.
Beka u takua me të rinj nga Istogu, piu kafe me ta dhe ndanë mendime e biseda.
Rinia jonë është rinia më e shkëlqyer në botë- nuk mund ta mohojmë. Është detyrë dhe nder për secilin deputet të punojë për ëndrrat e tyre.


