Lajme

Berisha: Qeveria Kurti do të mbahet mend për video produksionet e propagandës

09/19/2023 23:55
nga:G C

Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se Qeveria Kurti do të mbahet në mend tash e tutje vetëm për video produksionet e propagandës.

Kjo sepse sipas Berishës, ky është i vetmi avancim dhe zhvillim në vend që e ka arirtë kjo Qeveri.

“Kjo Qeveri do të mbahet në mend tash e tutje dhe është shëndrruar faktikisht, dhe i vetmi avancim dhe zhvillim në këtë vend që e ka arritë kjo qeveri edhe në aspektin ekonomik e social është video produksionet e propogandës. Disa kanë qenë video vërtetë të prodhuara për propagandë, i keni përjetu dhe tjerat kanë qenë të improvizuara para mediava, qoftë në Bruksel, qoftë në vend me ato slloganet e tij, e ato formulimet e tij strategjike që faktikisht janë të pranueshme për atë komunitetin që ai i ka quajtur se kanë bërë analiza kabinetartë e tij me preardhje të ndryshme aty brenda proletare”, tha Hiseni në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Tutje shtoi se “kanë bërë analiza të shumta dhe kanë kuptu se është një komunitet 47 për qind i analfabetëve funksional, pra të tipit mar melanian të cilët i pranojnë këto dogma të tij, për të cilët këto paraqesin arritje dhe tani i kanë kthyer bile deri në atë motivimin që, ani se duhet ti revanshohen edhe gjithë Bashkësisë Ndërkombëtare dhe këtë e ka arritë”.