Lajme

Berisha publikon foto të VV-së: Kur ishin në opozitë për kauza të rreme dojshin me e kallë krejt shtetin

08/25/2022 13:56
nga:Genita C

Gazetari, Ridvan Berisha,  thotë se Qeveria Kurti nuk ka respekt për të drejtat themelore të njeriut, raporton GazetaBlic.

Përmes një postimi në “Fcaebook”, Berisha ka shkruar se e drejta kushtetuese është në anën e grevistëve, edhe pse pushteti nuk pajtohet.

Berisha ka publikuar disa fotografi nga protestat e VV-së kur ishin në opozitë: “Ju kujtohet kur ishin në opozitë për kauza të rreme dojshin me e kallë krejt shtetin”.

Shkrimi i plotë:

Ky pushtet nuk ka më asnjë fije respekti për të drejtat themelore të njeriut, me kërcënime për ndalje pagash hapur sinjalizon shtypjen e protestave te grevistëve sindikalistë, punonjësve të administratës shtetërore!

Me grevistët edhe mund të mos pajtohem por e drejta legale kushtetuese është në anën e tyre.

Protestat janë shpirti i demokracisë por jo ato që i kemi përjetuar, dhunën e tmerrshme të këtij pushteti, ju kujtohet kur ishin në opozitë për kauza të rreme dojshin me e kallë krejt shtetin.