Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, tha se programi i tyre ‘Rikthimi për Pejën tonë’ mbulon shumë kërkesa dhe nevoja që i ka Peja, por edhe shumë projekte serioze që janë të domosdoshme për zhvillimin e komunës.
Në videon e shpërndarë, Berisha, tha se janë disa nga zotimet kryesore.
Ai potencoi se ‘me vizion të qartë, punë konkrete dhe përkushtim ndaj qytetarëve, do ta rikthejnë Pejën në rrugën e zhvillimit’.
“Në këtë video, gjeni disa nga zotimet tona kryesore për mandatin që vjen, e që janë:Sheshi Haxhi Zeka; Nënkalimi dhe parkingu nëntokësor në sheshin Haxhi Zeka;Transporti publik në të gjithë qytetin dhe të gjitha fshatrat;Mësimi tërëditor;Unaza e qytetit (Qarkorja);Zgjerimi i rrugëve në qytet.Me vizion të qartë, punë konkrete dhe përkushtim ndaj qytetarëve, do ta rikthejmë Pejën në rrugën e zhvillimit e të dinjitetit që i takon” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Programi ‘Rikthimi për Pejën tonë’ mbulon shumë kërkesa dhe nevoja që i ka Peja, por edhe shumë projekte serioze që janë të domosdoshme për zhvillimin e komunës sonë.
Në këtë video, gjeni disa nga zotimet tona kryesore për mandatin që vjen, e që janë:
Sheshi Haxhi Zeka;
Nënkalimi dhe parkingu nëntokësor në sheshin Haxhi Zeka;
Transporti publik në të gjithë qytetin dhe të gjitha fshatrat;
Mësimi tërëditor;
Unaza e qytetit (Qarkorja);
Zgjerimi i rrugëve në qytet.
Me vizion të qartë, punë konkrete dhe përkushtim ndaj qytetarëve, do ta rikthejmë Pejën në rrugën e zhvillimit e të dinjitetit që i takon.


