Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, tha se kryeqyteti ka shpirt, ka histori, ka artistë, skena, galeri, dhe kafene të mbushura me poezi e ide.
Berisha theksoi ajo është vend ku kultura nuk është vetëm një ngjarje, por një mënyrë jetese.
“Këto pasuri kulturore nuk guxojnë të mbesin në hije.Sepse Prishtina ka potencialin, dhe duhet të zhvillohet” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Një qytet pa kulturë është një qytet i humbur.
Por Prishtina jonë nuk është e humbur, ajo është gjallë, është e zjarrtë, dhe është gati të ngrihet edhe më lart!
Prishtina ka shpirt, ka histori, ka artistë, skena, galeri, dhe kafene të mbushura me poezi e ide.
Ajo është vend ku kultura nuk është vetëm një ngjarje, por një mënyrë jetese.
Këto pasuri kulturore nuk guxojnë të mbesin në hije.
Sepse Prishtina ka potencialin, dhe duhet të zhvillohet!
Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/
#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon


