Lajme

Berisha: Pres fitore, Prishtinës i kanë mbetur të gjitha punët pa përfunduar

06/29/2025 10:42
nga:Genita C

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Bekë Berisha, ka thënë se pret fitore në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Berisha në emisionin Weekendi në Klan Kosova, deklaroi se kryeqytetit i kanë mbetur të gjitha punët pa përfunduar.

“Mbeturinat, siguria e fëmijëve nëpër shkolla, ndriçimi, kanalizimi, rrugët, pusetat, tollovia në komunikacion, mungesa e parkingjeve”, tha ai në Klan Kosova.

Ai theksoi se problemet janë të identifikuara që 15 vjet, por nuk janë zgjidhur.

Çitaku: Në takim, Kurti na kërkoi vetëm t’i nënshtrohemi vullnetit të tij