Lajme

Berisha: Plotësoni kushtet e policisë i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare

10/12/2023 14:50
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Beke Berisha ka thënë se partia e tij do të votojë marrëveshjet ndërkombëtare, vetëm nëse plotësohen kushtet e policisë.

Ai në Kuvend tha se policia nuk përfiton asgjë nga këto marrëveshje, siç ka raportuar LVV në një konferencë.

“Policia nuk përfiton asgjë nga marrëveshjët ndërkombëtare që nuk po i votojmë ne, e që i kemi kushtëzuar që më i kry disa punë të vogla ju , por keni dhanë në një konferencë që përfiton policia por nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë hiq. Ne i kemi votuar 830 milionë euro marrëveshje ndërkombëtare. Unë nuk kam inate asgjë, plotësoni kushtet e policisë i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka deklaruar ai.