Lajme

Berisha përkrah qeverinë për veriun, Matoshi me kritika të ashpra: Unë kam qenë rob lufte

07/05/2023 21:52
nga:G B

Polemika, kritika e akuza ndaj veprimeve të fundit të qeverisë për situatën në veri, kanë ballafaqur publicistin Halil Matoshin me gazetarin Ridvan Berisha në Politiko, në Kanal10.

Berisha teksa deklaroi se pa zbatim të rendit e ligjit në veri, Kosova s’ka asgjë u kundërshtua nga Matoshi i cili e pyeti atë se a e “mbështet shtetin e sanksioneve?”

“E përshëndes vendimin e Kosovës për shpalljen e dy organizatave terroriste. Pa zbatim të ligjit s’ki kurgjo. A mundesh me jetu pa zbatim të ligjit? Je konë ti, unë s’kam qenë rob. Më fal, mos përdorë fjalë të panevojshme, dhe mos më ofendo. Mo su mundo me i etiketu njerëzit. Unë jam këtu me mbështet shtetin tim për ligj e rend. Mos më kallxo ti mu çka di, çka s’di, këqyri punët e tua. Për shkak të këtij rendi politik, kryeministri i Kosovës e ka lexuar drejt situatën.”, tha Berisha.

Përplasja u tensionua më shumë teksa të dy panelistët nuk u përmbajten me deklarata të ashpra ndaj njëri tjetrit.

“Ti se ke përjetu asnjë ditë, lirinë në këtë vend. Hiç, se ke qënë rob. Unë kam qenë rob lufte. Po, a kam luftu unë në anën e Kosovës a Serbisë? Çfarë është etike për ty? Cilin shtet, shtetin e sanksioneve e mbështet ti? Ku e dinë ti çka është rendi global. S’je personi i duhur që mua më flet për tut.”, iu drejtua Berisha – Matoshit.