Lajme

Berisha përgëzon Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën që refuzuan pjesëmarrjen në “Open Balkan”

11/05/2021 18:53
nga:M K

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur publikisht Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnjen që refuzuan të bëhen pjesë e “Open Balkan”.

Berisha tha se kjo nismë sjell homogjeninë në rajon dhe BE nuk e përkrah për shkak se nuk sjell stabilitet, por vasalitet.

“E patë një foto në Beograd. Padroni me dy argatët dhe rrinin si roje nderi para Sorosit Junior, Alexit. Ne jemi kundër sepse BE formatoi nismën e Berlinit për të na afruar me vetën dhe vendosi edhe 9 miliardë euro ndihmë për ne.

Ballkani i Hapur sjell homogjeninë serbe në rajon. Përshëndes qeverinë e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes që hodhën në kosh këtë projekt. Që në fillim e denoncova duke mbrojtur fermerët e Lushnjës, të Korçës dhe me radhë.

Pse nuk e përkrah BE?

Von Der Layen erdhi këtu me mesazhin e qartë ne nuk përkrahim Ballkanin, të njëjtën gjë i tha kancelarja. Ai nuk sjell stabilitet, por vasalitet”, tha Berisha. /tch/