Lajme

Berisha: Për tre orë kombi ynë u çlirua, opozita nuk ka frikë nga narkoshteti

10/30/2024 15:16
nga:Y I

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, u shpreh se me protestën e djeshme u çlirua për tre orë kombi dhe u rifitua sovraniteti.

Ai ka falenderuar të gjithë të pranishmit që i quajti heronj dhe guximtarë.

“Mbrëmë Shqipëria u çlirua për tre orë, rifitoi sovranitetin për 3 orë. Fitorja më e madhe është mesazhi i shpresës që u përcollëm shqiptarëve: Opozita nuk ka frikë nga narkoshteti. Falenderim për heronjtë dhe guximtarët. Ju keni falënderimin e kombit shqiptar. Sepse po të lexosh raportin e fundit, të projektit botëror të drejtësisë, aty kuptohet se kombi shqiptar është në një pushtim të egër. Një pushtim i cili i ka shkatërruar drejtësinë. Një pushtim që e ka renditur Shqipërinë 10 shkallë më keq se Vietnami, në të cilin monizmin e është i sanksionuar në kushtetutë.

Një pushtim që ka zbrazur Shqipërinë me të paktën 38% vetëm në zonën e Shengenit të banorëve të sajh, sipas raportit të fundit të Eurostat. Një pushtim që krerët e opozitës i rrëmben, i tërheq zvarrë në burg. Që denoncuesit e krimit i burgos nga frika dhe tmerri i narkodiktatorit prej tyre. Që denoncuesit e krimi i burgosur, dhe që bosët e krimit i lumturon duke i shpallur investitor strategjik. Prandaj miqtë e mi, 3 orët e djeshme që narkoshteti u paralizua, ishin në fakt 3 orë çlirimi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ato 3 orë, mbrëmë hynë në historinë epike të përpjekjes së shqiptarëve për liri dhe demokraci dhe beteja nuk ndalet.

Ne nuk ndalemi! Ne nuk tërhiqemi! E provuan dje dhe dështuan. Narkopolicia ndërhyri dje ndaj protestuesve paqësor. Narkopolicia kishte urdhër të qartë për të ndërprerë protestën. Por dështuan. Dështuan sepse mosbindja vazhdoi aq sa ishte paralajmëruar. Narkopolicia nuk na e shkurtoi dot as me 1 sekondë mosbindjen tonë civile. Edi Rama e di mirë. Që dje ishin vetëm 3 orë. Por herën tjetër do të jenë 3 ditë. 3 javë po të jetë nevoja. Dhe jo bllokim rrugësh. Por okupim të atyre institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk do mund të funksionojë. Prandaj Edi Rama ke vetëm një mundësi! Së pari, të ndërpresë dhunën dhe terrorin ndaj demokratëve, se për çdo akt që po ndërmerr do të bëhet përgjegjës, po ai vetë.”, u shpreh ai.