Lajme

Berisha për shkarkimin e Dakës: Ky shkarkim është tregues i kapjes së shtetit nga mentaliteti komunist i Vjosës dhe Albinit

06/14/2021 16:11
nga:Q R

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka nderprerë mandatin sot kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, përcjell GazetaBlic.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Zafir Berisha.

Ky i fundit ka thënë se shkarkimi i Dakes është një tregues i kapjes së shtetit, nga siç shprehet ai, mentaliteti komunist i Vjosës dhe Albinit.

Postimi i plotë:

Shkarkimi i Valdete Dakën nga pozita e kryetares së KQZ-së është edhe një tregues i kapjes së shtetit nga mentaliteti komunist i Vjosës dhe Albinit!

Primitivizmi i treguar në zgjedhje me mashtrimin “është koha për gjenerata të reja në intitucione” duke i mbështetur gjoja gjeneratat e reja pa e mendu idologjin e tyre të vjetra marksist-leniniste, të bënë me mendu se amerikanët janë të çmendur që kanë votuar Joe Biden i moshuar po me provoj të madhe.

Kthimi mrapa nga synimet legjitime të shtetit tonë pë demokracin, ka me i kushtuar shumë Kosovës me këtë garnituar maoiste në institucione!

Zafa

LEXO EDHE:

Lajmi i fundit: Shkarkohet Valdete Daka