Lajme

Berisha për rastin e Faton Hajrizit: Skenar dhe improvizim për degradim të UÇK-së

07/27/2024 09:54
nga:Sh R

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë arma me mbi shkrimin e UÇK-së e cila është gjendur pranë trupit të Faton Hajrizit është improvizim nga Serbia.

Sipas tij, Serbia ka mjaftë armë të UÇK-së, të cilat mund t’i kenë edhe në arkivat e tyre. Berisha në “Info Nata” në Tëvë1, theksoi se krejt kjo po bëhet që të degradohet UÇK -ja.

“Ajo është krejt improvzim, Serbia ka nxanë armë të UÇK -së sa dush dhe mund t’i kenë nëpër arkivat e veta dhe ka improvizu për me devalvu situatën se krejt lufta këtu është degradimi i UÇK -së dhe krejt lufta është identifikimi i njerëzve të tillë që në instanca të fundit do të shpallin kriminel, ikje në arrati, me i identifiku me UÇK -në”, u shpreh Berisha.

Tutje deputeti i PDK-së, deklaroi se edhe tash po luftohet si në vitin 1998, ku serbët janë munduar që UCK-në ta prezantojnë si oranizatë terrorriste.

“sepse ende po luftohet si në vitin 1998 në kohën kur UÇK -në u mundojshin me prezantu si organizatë terrorriste, e me atë intiencë e kanë bo edhe raportin e Dick Martyt”