Lajme

Berisha për protestat: Tani që nisën, s’do të ndalen më deri në fitore!

12/20/2023 13:31
nga:Y I

Ditën e nesërme është parashikuar protesta e radhës e opozitës teksa Kuvendi do të votojë në lidhje me imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit, në një konferencë për gazetarët, tha se protesta e kaluar e cila u mbajt para Kryesisë së Kuvendit ishte e shkëlqyer.

Ndërkohë sa i përket faktit se ku do të jetë ai, ish-kryeministri tha se do të jetë kudo, në parlament dhe në shesh.

“Protesta e Kryesisë së Kuvendit ishte një protestë e shkëlqyer. Për rrethanat që u thirr ishte e shkëlqyer.

Ka një gjë, kompleksiteti i rrethanave vetëm një pjesë e atyre që duan të protestojnë i lejon të vijnë në protestë.

E kemi të qartë, e rëndësishme për ne është që nisën tani protestat, për të mos ndal më deri në ditën e fitores ndaj narkoregjimit të Ramës.

Ku do jem unë? Kudo do jem unë, në sallë dhe tek qytetarët”- tha Berisha.

/Faxweb/