Lajme

Berisha për mos-votimin e Kodit Civil: Kurti është i obliguar ta kërkojë votëbesim

03/16/2022 21:43
nga:Astrit Gashi

Ish-këshilltari i jashtëm politik i kryeministrit Albin Kurti, Durim Berisha, e ka quajtur dështim mos-miratimin e Projekt-Kodit Civil, në Kuvendin e Kosovës, që s’i mori votat e mjaftueshme.

Berisha në një postim në Facebook, tha se duke u bazuar në parimet e pashkruara kushtetuese të një sistemi kushtetues parlamentar, kryeministri Kurti është i obliguar ta kërkojë votëbesimin në Kuvend.

“Për ata qe ju intereson kjo çështje le ta lexojnë vendimin e Gjykatës Federale Kushtetuese te Gjermanisë ne rastin e mocionit te votëbesimit te ish-kancelarit Schröder tw vitit 2005. Aty sqarohet shume mire pasoja e dështimit te Qeverise për ta kaluar një ligj ne parlament. Ministrja e resorit përkatës do duhej ta kishte parasysh ketë çështje para se te procedonte tutje. Pasojat janë edhe kushtetuese, jo vetëm politike”, përfundon shkrimi i Berishës.