Lajme

Berisha për Kurtin: Nuk i shërben policisë me pagesa të dinjitetshme, por e përbuz me gjeste “cirkusanti” si shërbyes-bakllavaje

06/29/2023 11:27
nga:G B

Ish-ambasadori, Anton Berisha, ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Veri të Kosovës

Sipas Berishës, kryeministri Kurti, “nuk i shërben policisë në ditët e punës me masa shtetërore, pagesa e shujta të dinjitetshme, përbuz uniformën me gjeste “cirkusanti” si shërbyes-bakllavaje”.

“Nuk i viziton policët e rrëmbyer nga Serbia në ditë pune, në zyrat e shtetit, për t’i trajtuar rastin në dimension shtetëror, i viziton privatësish në ngjarje fetare, thua se janë persona privatë”, ka thënë Berisha.

Më tej ish-diplomati, Berisha e ka kritikuar Kurtin se nuk e ka bërë vizitën takimin me papën kur ka pasur mundësi të përfitonte Kosova.

“Nuk e viziton Papën në momentin politik kur mund të përfitojë Kosova, e viziton në momentin personal kur izolohet nga aleanca euroatlantike”.

“Një botë normale është duke bërë çmos për hir të Kosovës të kufizojë dëmet e këtij politikani primitiv, e ne anën tjetër, për fat të keq,  një shoqëri preferon të dehët me veprimet e kryeministrit të papërgjegjshëm”, ka përfunduar Berisha.