Lajme

Berisha për hakimin e E-Albania: Fajtor është Edi Rama

07/17/2022 17:57
nga:G B

Gjatë ditës së sotme u raportua se sistemet qeveritare në Shqipëri janë pezulluar për shkak të sulmeve kibernetike.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili ka thënë se këto sulme i bëjnë njerëzit e kryeministrit Edi Rama.

Ai më tej ka thënë se Rama ka përdorur çdo informacion privat të qytetarëve për shantazhe gjatë fushatës elektorale.

“Sulmi i vërtetë kibernetik ka ndodhur disa kohë më parë, më hapur dhe më i dëmshëm dhe kishte vetëm një autor, Edi Ramën”, shkroi ai në Facebook. /Zëri

Postimi i plotë: