Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në një intervistë për GazetaBlic thotë se partia në pushtet, tashmë e dinë humbjen e vet.
Madje, sipas tij VV’ja krejt veprimet e fundit po i bën për shkak të zgjedhjeve.
“Vetëvendosje tashmë e ka lexuar dështimin e humbjen e vet, prandaj po mundohet të lëshoj para e deklaratat kinse po punojnë”, tha Berisha.
Berisha thotë se pakoja e dytë e masave ndëshkuese është në prag, teksa shton se do të jenë shumë goditëse se të tjerat.
“Ne jemi në prag të masave ndëshkuese. Është paralajmëruar që pakoja e dytë e sanksioneve do të jetë shumë më goditëse sepse do të prek edhe fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, tha Berisha.
“Kësaj qeverie duhet t’i lihet e gjithë koha, që pastaj të mos dal me kauza që kinse nuk e kemi lënë me i përmbyll proceseet”, shtoi ai.