Lajme

Berisha: Opozita ka mbijetuar sfidat më të mëdha, u krijuam në një terren ku të qenurit në opozitë ishte ‘mallkim’

01/21/2026 19:11
nga:Y I

Partia Demokratike ka vijuar turin e Foltores me Degën Nr.2 në Tiranë, ku kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën para qytetarëve.

Berisha Nënvizoi se opozita u krijua në një “teren më armiqësor” dhe ia arriti të mbrojë dhe të ndërtojë një demokraci të qëndrueshme, pavarësisht sfidave të shumta.

“Në 35 vite, vijmë këtu si njerëz të idealeve. Si njerëz që sakrifikuan për idealet më fisnike, për lirinë e individit, për votën e lirë, për familjen. Ne u krijuam në një terren ku opozita ishte një mallkim, por ia dolëm që në vendin e diktaturës më ekstreme të ndërtojmë rendin demokratik dhe ekonominë e tregut,” u shpreh kryedemokrati.

Ai shtoi se mazhoranca ka bërë gjithçka për të rrëzuar opozitën, por siç tha Berisha, nuk ia dolën.