Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, thotë se nuk jam rikthy vet, por jam kthy me shumë njerëz me të cilët do të punojmë për me e bo ndryshimin e shumëpritur në qytetin e Pejës, raporton GazetaBlic.
Berisha thotë se ka 12 vite që nuk ka kandiduar për kryetar të Pejës, por tani duke e parë që është nevoja për një ndryshim e ka marrë vendimin që të kandidoj përseri.
“Që 12 vjet nuk kam kandidu për kryetar të Pejës dhe kemi mendu që e kemi përfundu, mirëpo tu e pa ka jemi ka shkojmë, dhe tu e pa që është nevoja për një ndryshim. Nën konsultimet me shumë njerëz, edhe nga partitë tjera, një pjesë e madhe është nga LDK që ka kërku hajde bëjm dicka, nuk është kjo LDK tash që është në Pejë ajo LDK që ka qenë, tash është një LDK krejt tjetër”, ka thënë Berisha.
Postimi i plotë:
Nuk jom rikthy vet. Jom kthy me shumë njerëz dhe po punojmë me e bo ndryshimin e shumëpritur në qytetin tonë, që e duam aq shumë 🫶🏼


