Lajme

Berisha nga takimi përmbyllës në Shkodër: U zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan

05/08/2025 21:27
nga:G B

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar Papa Leonin XIV për zgjedhjen e tij në krye të Kishës katolike.

Berisha u shpreh kështu derisa ishte duke mbajtur takimin përmbyllës në qytetin e Shkodrës.

“Papë i ri u zgjodh një Donald Trump i ri në Vatikan. Papa Leo, një amerikan. Le ta urojmë. Le t’i urojmë jetë të gjatë dhe sukseset më të mëdha në udhëheqjen e Kishës Katolike. Ndaj dhe ne rikthehemi te qytetari, do rikthejmë paratë te ju”, ka thënë Berisha, sipas Tch.