Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, thotë se nga takimet e njëpasnjëshme, shohim se Aleanca është në rritje të vazhdueshme.
Berisha thotë se kjo mbështetje po shtohet çdo ditë.
Postimi i plotë:
Aleanca krah ideve të mëdha!
Nga takimet e njëpasnjëshme të këtyre ditëve po shohim se Aleanca është në rritje të vazhdueshme dhe mbështetja për ne po shtohet çdo ditë.
Sot zhvilluam një takim me kryetarët e nëndegëve të Istogut, ku u diskutuan zhvillimet politike, si dhe u bisedua për zhvillimin e vendit dhe hapat që duhet ndërmarrë.
Secili kontribuoi me ide dhe mendime konkrete, duke dëshmuar unitet, përkushtim dhe gatishmëri për përgjegjësinë që na pret.


