Lajme

Berisha nga fshati Baicë: Takim me familjarë, bashkëluftëtarë dhe mbështetës, ndjenjë e përzier mes dhimbjes dhe krenarisë

12/20/2025 21:48
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, sonte vazhdoi takimet me qytetarë në Baicë, në odën e Arben Miftar Kiçinës,vëllait të dëshmorëve Bajram, Afrim, Faton dhe Ramiz Kiçina, raporton GazetaBlic.

Berisha thotë se ky takim ishte një ndjenjë e përzier mes dhimbjes dhe krenarisë.

Postimi i plotë:

Sonte në Baicë, në odën e Arben Miftar Kiçinës, vëllait të dëshmorëve Bajram, Afrim, Faton dhe Ramiz Kiçina.

Takim me familjarë, bashkëluftëtarë dhe mbështetës, ndjenjë e përzier mes dhimbjes dhe krenarisë.

Ky rreth dhe kjo familje kanë dhënë gjithçka për lirinë tonë.

Respekti dhe mirënjohja nuk janë fjalë, janë qëndrim.

Përkrahja ime për Arbenin në kandidaturën për deputet është e pakushtëzuar, gjithmonë krah tij dhe familjes Kiçina.

Lavdi dëshmorëve.

#BekeBerisha #AAK #Bek4 #Beka4x4