Lajme

Berisha: Në zgjedhjet e ardhshme presim një rikthim të PDK-së si forcë udhëheqëse!

11/21/2025 09:55
nga:Y I

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin si datë kur pritet të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Caktimi i kësaj date u shoqërua me reagime të shumta pasi data 28 ishte një propozim i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në lidhje me procesin e ri zgjedhor, datën e zgjedhjeve dhe rezultatet që presin si PDK, ka folur për “Gazeta Blic” ish-deputeti dhe zyrtari i kësaj aprtie, Hisen Berisha.

Berisha tha se vendi në këto momente ka nevojë për qartësi dhe stabilitet.

Ai potencoi se ‘demokracia funksionon vetëm atëherë kur qytetarëve u jepet mundësia t’i përcaktojnë institucionet me votë të lirë’.

“Vendi ka nevojë për qartësi dhe stabilitet. Demokracia funksionon vetëm atëherë kur qytetarëve u jepet mundësia t’i përcaktojnë institucionet me votë të lirë” deklaroi Berisha.

Berisha tha se sa i përket ndryshimit në krye të PDK-së, një ndryshim i tillë ka sjellë energji të re, frymë bashkimi dhe qartësi strategjike.

Ish-deputeti Berisha tha se në zgjedhjet e ardhshme presin një ngritje të qëndrueshme dhe një rikthim të PDK-së is forcë udhëheqëse.

“Sa i përket PDK-së, ndryshimi në krye të partisë ka sjellë energji të re, frymë bashkimi dhe qartësi strategjike. Kjo ndjehet në terren, në komunikim dhe në besimin e shtuar të njerëzve. Nuk presim mrekulli, por presim një ngritje të qëndrueshme, një rikthim të PDK-së si forcë udhëheqëse, të matur dhe përgjegjëse. Ne do të hyjmë në zgjedhje me bindjen se qytetarët e shohin PDK-në si alternativën serioze për t’i rikthyer vendit normalitetin institucional dhe perspektivën e zhvillimit” tha Berisha në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/

Zyrtare: Zgjedhjet e jashtëzakonshme mbahen me 28 dhjetor!