Lajme

Berisha: Në veri po bëhet beteja se kush po i kontrollon serbët

04/21/2024 13:54
nga:Genita C

Gazetari Rid Berisha për Kanal10, është shprehur se nuk është i befasuar për bojkotin e Listës Serbe në votimet që po mbahen në veri.

Ai ka thënë se serbërt ne vëri janë të bunkerizuar në direktivat që marrin nga Lista Serbe përmes Beogradit.

Sipas tij, beteja kryesore që po bëhet në veri është që serbet në veri të kontrollohen nga Vuçiqi apo shteti i Kosovës.

“Beteja është se kush po ikontrollon serbët në veri, Vuçiqi apo shteti i Kosovës”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se institucionet e Kosovës nuk është dashur të mbajnë një proces të tillë të votimit pasi që sipas tij, është dashur që të bëhet një zgjidhje që kryetarët në veri të dorëhiqen.

“Institucionet e Kosovës është dashur të zbrapsën nga vokali patoritik që të gjejnë një zgjidhje që të tërhiqen kryetarët në veri.. në mënyrë që të bie presioni ndërkombëtarë nga Kosova se po e zvarrit procesin për largimin e kryetarëve në veri”, ka thënë Berisha.