Lajme

Berisha në promovimin e librit “Lufta për Kosovën”: Një thirrje e fuqishme për të nderuar ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë

01/26/2025 20:14
nga:G B

Kandidati i AAK-së për deputet, Bekë Berisha, ka marrë pjesë në përurimin e librit “Lufta për Kosovën” (vëllimi I, II, III), një projekt i bazuar në rrëfime autentike, raporton Gazeta Blic.

“Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm nga shkrimtari Rasim Selmanaj, i cili, me penën e tij, sjell rezistencën tonë shumë e shumë vjeçare dhe luftës tonë për çlirim. Ky libër nuk është vetëm një pasqyrim i së kaluarës – është një thirrje e fuqishme për të nderuar ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Postimi i tij i plotë:

Sonte, Beka mori pjesë në përurimin e librit “Lufta për Kosovën” (vëllimi I, II, III), një projekt i bazuar në rrëfime autentike. Ky është një kontribut i jashtëzakonshëm nga shkrimtari Rasim Selmanaj, i cili, me penën e tij, sjell rezistencën tonë shumë e shumë vjeçare dhe luftës tonë për çlirim.

Ky libër nuk është vetëm një pasqyrim i së kaluarës – është një thirrje e fuqishme për të nderuar ata që sakrifikuan gjithçka për të ardhmen tonë.

Botimi i librave që trajtojnë luftën nuk është thjesht një vepër kulturore, por një akt i rëndësishëm për ruajtjen e kujtesës sonë kombëtare dhe për të siguruar që e vërteta të mbetet e gjallë ndër breza. Historia jonë nuk duhet dhe nuk mund të harrohet. Populli ynë, i pathyeshëm dhe i qëndrueshëm, ka kaluar përmes dhimbjes dhe sakrificave më të mëdha, duke u ngritur gjithmonë më i fortë dhe më i vendosur.

#PerKosovenFituese #AAK137 #LejaBekes8 #VotoAAK #Voto8 #BekeBerisha8 #BekeBerisha