Zëvendës trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Hamdi Salihi ka folur në lidhje me listën e lojtarëve të grumbulluar nga Sylvinho, për Euro 2024. I ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan, Salihi thotë se Abrashi është ftuar për grintën, teksa Hoxhën ka kohë që e ndjekim. Ish-sulmuesi i Kombëtares gjithashtu u ndal edhe te surpriza më e madhe që është mesfushori i Lecces, Medon Berisha. Për këtë të fundit, Salihi thotë duke qeshur se Alban Bushi do t’i vrasë stafin e Kombëtares A, për shkak se Berisha është kapiten i U-21-shave.
“Ndoshta nuk del asgjë nga ajo ç’ka menduar Sylvinho, por ai e bën një plan në kokën e vet si mund të shkojë Europiani. Abrashi është një lojtar që ka një shpirt ka një sakrificë të jashtëzakonshme. Pranon çdo pozicion në fushë, pankinë apo tribunë dhe është inspirim për lojtarët e rinj. Pasi mori pasaportën shqiptare, Arbër Hoxha u grumbullua dhe ne kemi kohë që e ndjekim. Përveç Hoxhës është edhe Medon Berisha, kapiten i Shqipërisë U21. Mendoj se Alban Bushi do të na vrasë, pasi kishte edhe ai ndeshje për vete.
Mendon Berishën kemi 1 vit që e ndjekim. Luan me Leccen dhe ndeshjet e fundit ka marrë minuta të plota. Është munduar trajneri që Shqipëria të ketë disa lojtarë të rinj. Simoni është një portier jashtëzakonishti mirë, me parametra shumë të mirë për moshën që ka. Shqipëria dhe në të ardhmen, se do mbarojë Europiani, do fillojmë prapë. Pika më e dobët, ndoshta ajo që i ruhem unë gjithmonë janë ditët pas një rezultati të mirë”, është shprehur zv.trajneri i Kombëtares, Hamdi Salihi.