Kandidati i AAK-së për kryetar të Pejës, Ali Berisha, ka treguar metodën e re që sipas tij po përdor pushtetit për të keqmenaxhuar dhe keqpërdorur qëllimshëm buxhetin e komunës.
Berisha premtoi se kjo metodë dhe ky keqpërdorim i qëllimshëm do të ndalet.
“Eshtë një metodë e re e kësaj komune në menaxhimin dhe keqpërdorimin e buxhetit ku përmes gjyqësisë me vendime gjyqësore caktohet një gabim i caktuar i komunës, në vendim gjyqësor duhet me pagu komuna. Atëherë kur komuna nuk paguan i bllokohet xhirollogaria. Shumë herë në këtë komunë e ke xhirollogarinë e bllokuar dhe s’ke as për shkolla, as për shëndetësi dhe as për askënd. Kjo metodë e menaxhimit ka me u ndërpre” tha Berisha raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:


