Lajme

Berisha: Mervete Maksutaj, simbol i forcës dhe guximit të grave shqiptare në luftën për liri

12/04/2024 13:32
nga:G C

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shkruar për Mervete Maksutaj, duke e cilësuar atë si simbol të forcës dhe guximit të grave shqiptare në luftën për liri, raporton GazetaBlic.

Ndryshe, më 7 dhjetor të vitit 1998, Myrvetja kishte marrë përsipër edhe misionin për lirimin nga duart e armikut të disa bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të cilët, pas plagosjes në betejë me serbet, ku kohë më parë ata luftëtarë ishin kapur nga trupat serbe dhe ishin dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku po mbaheshin nën mbikëqyrje policore të rreptë.

Në aksionin e tërheqjes së luftëtarëve të lirisë, disa dhjetëra metra larg udhëkryqit të Spitalit, Myrvetja goditet nga një plumb i armikut dhe aty bie dëshmore.

Haradinaj kujton heroinën Mervete Maksutaj: Akti i saj sublim mishëron vetëmohimin më të lartë për atdheun