Lajme

Berisha me lutje për të gjithë: Të punojmë për vendin tonë

01/28/2025 15:05
nga:G C

Kandidati i AAK-së për deputet me numrin 8, Bekë Berisha ka bërë lutje të punohet për Kosovën, raporton GazetaBlic.

Berisha përmes një shkrimi në “Facebook” thekson se, Kosova ka mundësi dhe potencial.

“Të gjithë kemi një përgjegjësi të madhe për ta ndihmuar të zhvillohet dhe të ketë një të ardhme më të mirë”, shkruan tutje Berisha.

Shkrimi i plotë:

Një lutje për të gjithë! Të PUNOJMË PËR VENDIN TONË!

Kosova është një vend i mrekullueshëm, plot mundësi dhe potencial, por edhe me shumë sfida.

Të gjithë kemi një përgjegjësi të madhe për ta ndihmuar të zhvillohet dhe të ketë një të ardhme më të mirë.

Ky është një apel për bashkim dhe angazhim të përbashkët për t’u punuar pa u lodhur për KOSOVËN TONË.