Lajme

Berisha: Mbështetja për bizneset e vogla, nuk është vetëm detyrë, por investim në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit!

10/08/2025 11:33
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, vizitoi sot biznesin inovativ “Procall Studio” në Prishtinë, së bashku me kandidatin për Asamble, Yll Bogaj.

Në këtë takim folën për sfidat dhe mundësitë që kanë bizneset e vogla, të cilat janë zemra dhe shtylla e ekonomisë së qytetit.

“Mbështetja për to nuk është vetëm detyrë, por investim në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit” shkruan Berisha raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Çka me me u bo për bizneset e vogla?

Beka sot vizitoi biznesin inovativ “Procall Studio” në Prishtinë, së bashku me kandidatin për Asamble, Yll Bogaj.

Në këtë takim frymëzues, folën për sfidat dhe mundësitë që kanë bizneset e vogla, të cilat janë zemra dhe shtylla e ekonomisë së qytetit

Mbështetja për to nuk është vetëm detyrë, por investim në zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Mëso më shumë rreth planit dhe kandidaturës së Bekës në: https://www.bekeberisha.com/

#BekeBerisha #Prishtina #BekaEBon