Lajme

Berisha mbërrin në seli pas shpalljes si kryetar i Partisë Demokratike

05/22/2022 22:57
nga:G B

Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, pas shpalljes si kryetar i Partisë Demokratike. Berisha siguroi në këtë garë 40.820 vota, e përkthyer në përqindje, 93.45%.

Nga ana tjetër, kandidati Ibsen Elezi mori 2532 vota, e thënë ndryshe 5.8%.

Berisha tashmë pritet të mbajë dhe një konferencë për mediat, ku pritet të flasë pikërisht për këtë rezultat.