Lajme

Berisha: Lugu i Baranit, bastion i Aleancës dhe vizionit të Ramush Haradinajt!

02/01/2025 21:17
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ali Berisha, thotë se Lugu i Baranit është bastion i Alenacës dhe vizionit të Ramush Haradinaj, raporton GazetaBlic.

Berisha thekson se tubimi i sotëm e konfirmon përkushtimin dhe besnikërinë e banorëve të Lugut të Baranit ndaj rrugës sonë për një Kosovë më të sigurtë dhe të zhvilluar.

Postimi i plotë:

Lugu i Baranit, bastion i Aleancës dhe vizionit të Ramush Haradinajt!

Një vend që i ka dhënë shumë lirisë dhe shtetndërtimit, duke dëshmuar gjithmonë se di të rreshtohet drejt në momentet vendimtare për Kosovën.
Tubimi i sotëm konfirmoi edhe një herë përkushtimin dhe besnikërinë e banorëve të Lugut të Baranit ndaj rrugës sonë për një Kosovë më të sigurt dhe të zhvilluar. Energjia dhe mbështetja juaj na japin forcë përpara!

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe përkrahjen tuaj të jashtëzakonshme!

137✅ Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
1✅ Ramush Haradinaj
23✅ Ali Berisha