Lajme

Berisha: LDK-VV, koalicion më i mundur!

07/08/2026 22:55
nga:Y I

Gazetari dhe analisti Rid Berisha ka deklaruar se një koalicion mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje shihet si mundësia më e madhe në skenën politike aktuale.

Duke folur në emisionin “Politiko”, Berisha tha se, në aspektin personal, nuk do të kishte kundërshtim edhe për koalicione të tjera, qoftë me LDK-në, Partinë Demokratike të Kosovës apo Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Megjithatë, sipas tij, gjasat më të mëdha mbeten për një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së.