Lajme

Berisha: Kushtet e Kurtit për “Zajednicën”, budallaki e radhës

02/02/2023 13:10
nga:Y I

Zyrtari i NISMA-s Zafir Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ai thotë se kushtet e Kurtit të përmendura në Kuvend janë një budallaki e radhës.

“Kushtet a Albinit për “zajednicën” pasi Kosova është vën nën sanksone të heshtura të SHBA ( për të cilat dëshmon raporti i ambasadorit z.Ilir Dugollit) është budallakia e radhës që do ti kushtojn shumë Kosovës! Fjalimet e tij sot në Kuvend, nuk janë asgjë tjetër përveq se ushqim për trushpërlarët e sektit të tij dhe hijenat e rrieteve sociale. Asociacioni ka ardhën si kërkes e nderkombëtarve para marrveshjes finale Kosovë-Serbi, për arsye të veprimeve të papërgjegjëshme që ky tipi bëri gjat vitit të kaluar, duke i treguar “muskujt” që si ka, në raport me partnerët ndërkombëtar”, ka shkruar Berisha.