Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ia ka rikujtuar kryeministri Albin Kurti se marrëveshjet që po iu referohet për hapjen e urës së Ibrit diku i ka kundërshtuar me protesta të dhunshme.
Madje, ai ka vlerësuar se për këto marrëveshje Kurti kishte shpallur edhe shumë tradhtarë.
“Albini lidhur me urën mbi Ibër sot ju paska referu marrëveshjeve të vitit 2016/17, duke harruar se sa molotovin e gazin lotësjellës e ka gjuajt nëpër protesta të dhunshme për t’i kundërshtuar këto marrëveshje. Nuk ka lën kënd pa e shpallur tradhëtar për marrëveshet që sot po i referohet karshi analfabetëve të sektit të tij, por asnjë fjalë të asaj natyre nuk e tha për veten a është tradhëtar a jo, për marrveshjet që i ka bë ai me Serbinë dhe që po i pranon marrëveshjet e vitit 2016/17”, ka shkruar Berisha.