Lajme

Berisha: Kurti nuk do të jetë më në pushtet

20 ditë më parë
nga:Sh R

Mysafir i edicionit të sontëm të emisionit DPT te Fidani ishte kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Berisha në Klan Kosova pati shumë kritika në drejtim të Qeverisë Kurti dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u shpreh goxha i sigurt se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk do të jetë më në pushtet pas 9 shkurtit.

“E ka humbë besimin e popullit. Dikujt iu ka dukur interesant fjalimet e tij, mirëpo ne kemi nevoja si njerëz, si Kosovë, domethënë të zhvillimit edhe të dinjitetit”, tha ai në Klan Kosova.