Lajme

Berisha: Kthimi LDK-së te idetë e vjetra është totalisht i gabuar

1 ditë më parë
nga:Y I

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Berisha, ka thënë që kthimi prapa në mbyllje dhe tradicionalizëm në këtë parti është totalisht I gabuar dhe i panevojshëm.

“Unë mendoj që një cikël politik brenda LDK-së është mbyllur, sepse janë përmbyllur edhe kërkesat edhe idetë edhe qëllimet, dhe është hapur një cikël i ri i cili përputhet me idetë dhe qëllimet e Kosovës për të cilat LDK-ja duhet ende me ba shumë për me i ofru Kosovës atë që ajo e kërkon, kësaj shoqërie atë që ka nevojë”, ka thënë Berisha në Rubikon.

“Një brendim i ri brenda LDK-së është zhvillu, metodat politike dorën në zemër nuk është që i ka zhvillu LDK-ja por janë kërkesa të cilat kanë ardhur edhe me ndryshimet që kanë ndodhur në skenën politike”.

“Unë i qëndroj asaj që kthimi prapa është totalisht i gabum. Kthimi prapa është kthimi te idetë e vjetra, te mbyllja, te një tradicionalizëm I panevojshëm i cili nuk çon përtej asaj çka ka qenë deri vonë LDK-ja, ose diçka që e ka sjellë LDK0në në 12 për qind”.