Lajme

Berisha kritikon Osmanin, Kurtin e Gërvallën: Po e keqlexojnë situatën

10/03/2023 10:02
nga:N K

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, e ka kritikuar presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në lidhje reagimet e tyre pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se Kurti është duke e keqlexuar situatën duke e paraqitur si fitore të tij.

Për ministren Gërvalla ai tha se po bën deklarata të pamatura. Kurse për presidenten Osmani ai u shpreh se ka qëndrime jokoherente.

Po ashtu, Berisha e kritikoi edhe opozitën për mungesë të qëndrimeve.

“Për fat të keq, kryeministri Kurti me cinizmin që është duke shfaqur këto ditë me leximin e gabuar se kjo është një fitore e tij, e aq më keq, fitore kundër ndërkombëtarëve, deklaratat e pamatura deri në marrëzi të ministres së jashtme Gërvalla, qëndrimet jokoherente të presidentes Osmani dhe mungesa e qëndrimeve të opozitës krijojnë një panoramë të nivelit të ulët të përgjegjësisë politikës kosovare, aq e nevojshme në periudhën më kritike dhe më të rrezikshme që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Këto qasje sipas tij do ta mbajnë “Kosovën të izoluar dhe jashtë procesit të integrimeve europiane”.